Prizren, 22 prill 2020 – Oficeri doganor, saktësisht shefi i Doganës në Vërmicë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi kohë më parë u diagnostifikua me virusin Korona. Mjekët nga Klinika Infektive po bëjnë të pamundurën që ky pacient të rehabilitohet. Këtë ia ka konfirmuar redaksisë sonë një burim i besueshëm, i cili reflektonte skepticizëm se pacienti në fjalë do t’ia dalë ta mposhtë këtë betejë.
Më herët, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, ka deklaruar se zyrtari i tyre është vërtetë në gjendje të rëndë shëndetësore. “Fatkeqësisht, njëri prej oficerëve tanë doganorë është në gjendje mjaft të rëndë nga ky virus”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se nëpër pikat doganore po punohet duke aplikuar masa shtesë për tu mbrojtur nga ky virus.
Oficeri i Doganës së Vërmicës në gjendje të rëndë shëndetësore!
POSTIMI PARAPRAKNdërron jetë oficeri doganor, Kujtim Qafleshi
POSTIMI I RADHËSThaçi ia jep nesër LDK-së mandatin për krijimin e qeverisë?!