Nuk ka marrëveshje – LDK-ja e do kryekuvendarin

Nuk ka marrëveshje – LDK-ja e do kryekuvendarin

Prishtinë, 28 janar 2020 – Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit me liderin e LV-së, Albin Kurtin, ku ishin të pranishëm edhe ambasadorët e Quintit, ka thënë se në këtë takim kanë biseduar për mundësinë e arritjes së një marrëveshje me LV-në për bashkëqeverisje.
“Ne jemi të bindur se zgjidhja që e kemi ofruar kohët e fundit, i kontribuon marrëveshjes qeverisëse që balancon mbi bazat e besimit qytetarë të zgjedhjeve të vitit të kaluar. Mbesim të hapur, nëse LV-ja i pranon kushtet tona për bashkëqeverisje”, ka thënë Mustafa pas takimit.