Prizren, 28 janar 2020 – Në orët e mbrëmjes, gjatë një operacioni policor, në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një shpërthim, ku ka mbetur i vrarë polici, Sami Thaçi, ndërsa janë lënduar edhe dy zyrtarë tjerë policorë, si dhe një fëmijë. “Gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, ka ndodhur një shperthim ku si pasojë e tij ka mbetur i vrarë një zyrtar policor ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime. Gjithashtu, i lënduar ka mbetur edhe një qytetar”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Birimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se polici i vrarë është, Sami Thaçi, nga fshati Shkarashnik i komunës së Malishevës.
Një polic i vdekur dhe tre të lënduar në Zhur të Prizrenit
POSTIMI PARAPRAKSot i jepet lamtumira e fundit policit që humbi jetën në Zhur
POSTIMI I RADHËSNuk ka marrëveshje – LDK-ja e do kryekuvendarin