Një lagje e fshatit Blaç vërshohet nga uji!

Një lagje e fshatit Blaç vërshohet nga uji!

Dragash, 01 dhjetor 2017 – Lagjja që në fshatin Blaç të Dragashit, që njihet si “Mahalla te Xhamia”, mbrëmë është vërshuar nga uji, si pasojë e të reshurave të shiut, i cili po vazhdon edhe sot. Në fotografitë që ka dërguar në redaksinë tonë, Jetmir Zejnullahu, duket se vërshimi nuk ka shkaktuar rrezik për banorët por ekziston rreziku për dëme materiale.
Banorët e kësaj lagjeje kanë thënë se, në verën e ardhshme duhet të investohet në këtë shtrat, në mënyrë që të evitohet rreziku i mundshëm nga vërshimet.

Leave a Reply