Dragash, 09 tetor 2018 – Pas një mosmarrëveshje mes tyre, ku konflikti ka eskaluar në përleshje fizike, tre persona janë lënduar, dy prej të cilëve po kurohen në spitalin e Prizrenit.
Policia ka raportuar sot se protagonistët e përleshjes fizike që ka ndodhur dje në afërsi të dy shkollave në Dragash, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.
“Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit ai po mbahet mbyllur për hetimin e rastit ndërsa dy të lënduarit ende janë në trajtim mjekësor”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë.
Një i arrstuar dhe dy të lënduar pas një përleshjeje fizike!
POSTIMI PARAPRAKInstituti i Mediave i Kosovës trajnon zyrtarët për transparencë
POSTIMI I RADHËSVogëlushi nga Rrenci, Andi Skeraj, nesër niset për Turqi