Dragash, 03 shkurt 2014 – Nexhmidin Sejdillar, me përkatësi boshnjake, sot është marrë në bisedë informative në stacionin policor të Dragashit, pasi ai kishte ngjitur pamflete që kundërshtojnë ligjin që miratoi Kuvendi i Kosovës, në lidhje me zhurmat në hapësirat publike.
Ky aktivist, i cili thotë se i prinë një grupi joformal të të rinjve në Dragash, ligjin në fjalë e ka kuptuar si tendencë për ta ndaluar ezanin. Prandaj, me sloganin “Sot ezani, e nesër” ai ka ngjitur pamflete në vendet publike në Dragash, për ta shprehur kundërshtimin dhe, siç thotë, revoltën e tij. “Nuk mund të pajtohem me këtë ligj, të paktën në komunën e Dragashit, ku të gjithë janë myslimanë. Askujt këtu nuk do të duhej t’i pengonte ezani, as në mëngjes. Sepse, të gjithë do të duhej të ishin të zgjuar. Ky ligj, në Dragash nuk ka vend, prandaj kam protestuar në këtë formë, e që u desh të përgjigjesha edhe në polici, të cilëve u thash se nuk pendohem për veprën që kam bërë”, tha për Radio SHARRI-n, Sejdillar.
Policia ishte konsultuar me prokurorin, nga i cili është rekomanduar që vetëm ta marrin në pyetje personin që ka shpërndarë këto pamflete dhe jo ta arrestojnë. Vetë Sejdillar tha se nuk i trembet as ndonjë arrestimi të mundshëm, pasi janë shumë posterë dhe pamflete që bien ndesh me ligjet e Kosovës, por që policia nuk ka reaguar. “Unë do të vazhdoj protestën time në këtë formë, sepse askush num mund të më bind se ajo që po ndodhë është në rregull”, ka thënë me vendosmëri, Nexhmidin Sejdillar, i cili edhe në kohën e fushatës parazgjedhore ka vendosur parulla anonime, përmes së cilave thotë se ka dashur ta vetëdijesojë popullatën e Gorës, që të votoj mençur.
Nexhmidin Sejdillar, protestues individual në Dragash!
POSTIMI PARAPRAKCDU, në portalet gorano-boshnjake kritikon Radio SHARRI-n!
POSTIMI I RADHËSKjo është marrëveshja, PDK – CDU!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.