Nëntë kandidatë nga Opoja, prej tyre vetëm një grua! (Lista)

Nëntë kandidatë nga Opoja, prej tyre vetëm një grua! (Lista)

Dragash, 09 shtator 2019 – Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kuvendin e Kosovës që do të zhvillohen më 6 tetor, nga treva e Opojës apo që kanë prejardhje nga kjo trevë do të garojnë nëntë kandidatë. E para prin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), me tre kandidatë, e ndjekur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila ka dy kandidatë.
Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-Partia Socialdemokrate, si dhe Partia Euroatlantike e Kosovës me Republikanët e Kosovës, do të garojnë me nga një kandidat. E veçanta e këtyre nominimeve është fakti se vetëm një grua nga Opoja do të garojë për deputete, të cilën e ka nominuar AAK-ja, ndërkohë që partitë tjera për kandidatë nga kjo trevë i kanë nominuar vetëm burrat.

  1. Selim Kryeziu – (LDK)
  2. Bahtijar Berisha – (LDK)
  3. Hatim Baxhaku – (LDK)
  4. Luliete Berisha – (AAK-PSD)
  5. Resul Sinani – (AAK-PSD)
  6. Ilir Kurtishi – (PDK)
  7. Mërgim Mestani – (LVV)
  8. Fatmir Halili – (NISMA)
  9. Adil Beqaj – (PEK – PR)