Prizren, 01 shtator 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraqitjes në Stacionin Policor ndaj të pandehurit (A.D.) nga fshati Restelicë, komuna e Dragashit, si dhe për tre persona të tjerë nga rrethi i Prizrenit. Sipas Afërdita Kicajt, Zyrtare për Informim Publik pranë kësaj gjykate, kjo masë do të aplikohet në kohëzgjatje prej një muaji, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepër penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. “Ekziston baza ligjore për caktimin e masës së paraqitjes në Stacionin Policor sepse, me datën 20.08.2020, rreth orës 13:00 deri në orën 14:30, në fshatin Restelicë, komuna e Dragashit, në vendin e quajtur ‘Shapka’ personat e dyshuar mbajnë armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armë të tilla. I pandehuri (A.D.) nga fshati Restelicë organizon aheng për nder të festës së ashtuquajtur ‘Qethje e deleve’, ku gjuajnë disa herë me armë në vendin ku ishin mbledhur një numër i madh i njerëzve, duke e rrezikuar kështu jetën e të pranishmëve”, ka thënë sot zyrtarja për Informim Publik pranë Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.
Në Restelicë i qethen delet me krisma armësh!
POSTIMI PARAPRAKMinistri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, vizitoi Dragashin (Video)
POSTIMI I RADHËSBastisen disa lokacione – Dy në Restelicë dhe në Kuk!