Bellobrad, 21 gusht 2021 – Lagjja afër xhamisë në Bellobrad ka ra në hall me disa familje të papërgjegjshme, të cilat nuk i paguajnë mbeturinat dhe i hedhin tek përroi, aty ku dikur të gjithë i hidhnin. Përveç kësaj, ata edhe ua venë flakën, duke e ndotur ajrin në këtë lagje dhe jo vetëm. Sot është dashur të intervenonin zjarrfikësit për ta shuar zjarrin që kishte marrë përmasa të mëdha, duke rrezikuar edhe objektet aty pranë, mbase edhe xhaminë.
Deri më sot, Komuna e Dragashit nuk ka arritur të krijoj një rregullore, në bazë të së cilës do ta zgjidhte problemin e menaxhimit të mbeturinave, duke mbetur kjo çështje në baza vullnetare, për faktin se ata që nuk paguajnë nuk sanksionohen por as edhe të gjobiten.
Pjesa më e ndotur e kësaj komune ende mbetet ajo e Gorës, të cilën kompania nuk e ka në sistem të plotë, ndërsa treva e Opojës, në përqindje të lartë është kyçur në sistemin për menaxhimin e mbeturinave, ku secili fshat ka një ditë të caktuar në javë për t’i nxjerrë ato para derës dhe më pas kompania i mbledh për t’i çuar në deponinë komunale.
Në Bellobrad i hedhin ilegalisht mbeturinat pastaj i djegin! (Video)
POSTIMI PARAPRAKPrizren: Gruaja e bën burrin për spital!
POSTIMI I RADHËSTërmet në Shqipëri – Dridhjet ndjehen edhe në Dragash!