Dragash, 10 shkurt 2016 – Gjatë një vizite që redaksia jonë i ka bërë familjes së Rrahman Kryeziut, nga fshati Brezne e Opojës së Dragashit, mësohet se kriza emergjente tashmë është tejkaluar. Rrahmanit, me shpejtësinë më të madhe të reagimit, i janë siguruar drutë për ngrohje, mielli dhe gjërat tjera ushqimore. “Falë reagimit të shpejtë të njerëzve të vullnetit të mirë, ne tashme kemi mjaftueshëm dru, miell dhe gjërat tjera elementare për ushqim”, konfirmon për Radio Sharrin, kryefamiljari, Rrahmani.
Megjithëkëtë, kjo familje ende ndodhet në hall të madh, pasi e zonja e shtëpisë ndodhet e shtrirë në krevat, pasi ka kryer një operacion të rëndë dhe, sipas vajzave të saj, pas tre muajsh duhet sërish t’i nënshtrohet një operacioni tjetër. “Problem më i madh na mbetet tani me nënën, e cila ka mbetur në shtrat. Po e presim edhe operacionin e radhës dhe më pas të shikojmë se si do të bëhet. Por, për gjithë këtë peripeci, po na duhen mjete financiare, të cilat po na mungojnë. Ne po shpresojmë se do të gjenden edhe më tej njerëz shpirtmirë që do të na ndihmojnë edhe pakë”, thotë për Radio Sharrin njëra nga vajzat e Rrahmanit, teksa i qëndronte së ëmës tek koka, për t’i ndihmuar në çdo lëvizje që bën ajo.
Ndihmat për Rrahman Kryeziun, duhet të vazhdojë!
POSTIMI PARAPRAKNgrihet aktakuzë kundër imamit, Irfan Salihu!
POSTIMI I RADHËSVazhdon aksioni i shpëtimin të të ngujuarve nën rrënoja!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.