Dragash, 26 korrik 2017 – Banorët e fshatit Rrenc kanë filluar sot ndërtimin e një lapidari për dëshmorin nga ky fshat, Abdurrahman Gerdellaj, i cili ra dëshmor si ushtar i UÇK-së, Brigada 128, në betejën e 31 majit 1999.
Disa vullnetarë nga ky fshat e kanë filluar këtë projekt, të përkrahur nga i gjithë fshati, të cilët me shumë vullnet po mbledhin para për ndërtimin e lapidarit për birin e tyre dëshmor, për të cilin thonë se nuk është vetëm i tyre por i gjithë kombit. Siç ka deklaruar sot për redaksinë tonë, njëri nga iniciatorët, paraprakisht janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore, si dhe është përpiluar plani i ndërtimit të lapidarit, i cili do të bie në sy, sapo të futësh në këtë fshat.
Ndërtohet lapidar për dëshmorin Abdurrahman Gërdellaj
POSTIMI PARAPRAKEnde pa u përfunduar sheshi “Adem Jashari”, nis shkatërrimi!
POSTIMI I RADHËSNjë goran dhe gjashtë serbë dëmtojnë kishën ortodokse!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.