Prizren, 29 janar 2020 – Ka ndërruar jetë, pas një sëmundje të rëndë, Hysni Hyseni, aktivist i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e ka kumtuar subjekti i tij politik, duke e vlerësuar lart rolin e të ndjerit. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin që ka ndërruar jetë aktivisti ynë, Hysni Hyseni, i cili ka qenë i angazhuar në Qendrën e Lëvizjes në Prizren. I plagosur rëndë në demonstratën e 10 Shkurtit 2007, ku humbi njërin sy. Hysniu na mësoi se kurrë nuk duhet të ndalemi në rrugën e drejtë të përbashkët, edhe kur rrezikohemi individualisht. Atdhedashuria, vetëmohimi e gatishmëria për sakrificë, e karakterizuan Hysniun gjatë gjithë veprimtarisë së tij. Në këto momente pikëllimi, i shprehim ngushëllime familjes Hyseni, të gjithë aktivistëve, si dhe shoqeve e shokëve të tij. Do ta kujtojmë me mall e do të marrim shembull nga puna dhe virtytet e tij”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes, duke shtuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot, në orën 14:30, në varrezat e qytetit, në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.
Ndërron jetë aktivisti i Vetëvendosjes në Prizren
POSTIMI PARAPRAKPolicit që u plagos në Zhur i rrezikohet shikimi
POSTIMI I RADHËSSot i jepet lamtumira e fundit policit që humbi jetën në Zhur