Dragash, 04 nëntor 2024 – Në kuadër të Marrëveshjes së bashkëpunimit mes Komunës së Dragashit dhe USAID-it për zbatimin e Aktiviteteve “Qeverisja e Pronës”, sot është zhvilluar një diskutim mbi sfidat dhe çështjet e ndërlidhura me menaxhimin, dhënien dhe këmbimin e pronës komunale, partneritetin publiko-privat dhe mbështetjen e bizneseve me pronare gratë.
Fillimisht, kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arieta Skeraj, drejtorë të Komunës dhe përfaqësues të Shoqatës së Afaristëve “Sharri” priti në takim drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it “Qeverisja e Pronës”, Jennifer Ober, ku diskutuan për mbarëvajtjen e mbledhjes që pasoi më pas në sallën e Kuvendit. Ky takim i parapriu takimit të parë konsultativ që Komuna e Dragashit zhvilloi me përfaqësuesit e bizneseve lokale, ku u diskutua lidhur me themelimin e Këshillit Publiko-Privat në Komunën e Dragashit.Këshilli Publiko-Privat do të jetë një mekanizëm, i cili do të shërbejë si një kanal i komunikimit të sektorit privat me sektorin publik, me theks të veçantë në fushën e të drejtave pronësore. Në takimin e sotëm, përfaqësuesit e bizneseve lokale patën rastin që të shprehin shqetësimet dhe kërkesat e tyre, lidhur me mundësitë dhe sfidat e të bërit biznes në Komunën e Dragashit, ku dominuan ankesat për mungesën e energjisë elektrike, madje, vetë kreu i Komunës, Bexhet Xheladini, tha se është paradoksale që në Dragash kemi prodhim, dyfish më të lartë seç i nevojitet kësaj komune dhe, ende ballafaqohemi me mungesë të saj. Megjithatë, kryetari Xheladini i falënderoi të gjithë akterët për këtë takim konsultativ, për të cilin tha se do të shërbejë si një mundësi e mirë për krijimin e një raporti më të qëndrueshëm ndërmjet sektorit publik dhe atij privat në Komunën e Dragashit.
Mungesa e energjisë elektrike pengon zhvillimin ekonomik të Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKEdukimi seksual në shoqërinë tonë – A jemi gati?!
POSTIMI I RADHËSAktivitetet javore të Policisë në rajonin e Prizrenit