Dragash, 02 shkurt 2015 – Frymët e forta, të përcjella edhe nga reshjet e borës, kanë dëmtuar shumë shtylla elektrike, duke e lënë Dragashin në terr, që nga e premtja.
Për tre ditë rresht, komuna e Dragashit kishte jostabilitet në furnizimin me energji elektrike, madje i ngjante një “Light Show” pasi energjia vinte dhe ikte shumë shpesh, gjë që i revoltonte banorët e kësaj komune, të cilët janë ndër paguesit më të rregullt të energjisë elektrike në Kosovë. Përgjegjësi i Njësisë së KEDS-it në Dragash, Selami Domuzeti, ka thënë se avaria ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, ku është konstatuar se nga moti i keq janë dëmtuar më shumë se 20 shtylla elektrike dhe, për riparimin e tyre është dashur shumë mund dhe kohë.
Ekipet e KEDS-it janë shpërndarë në tre drejtime dhe, gjatë së hënës ia kanë dalë të riparojnë në masë të madhe defektet, të cilat kanë rezultuar me furnizim më të mirë me energji.
Moti i keq ç’akordoi përçuesit elektrik – Dragashi, Light Show!
POSTIMI PARAPRAKBarrikadë bore në rrugën e Pllajnikut!
POSTIMI I RADHËSNdahet nga jeta profesori Yrjet Berisha!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.