Berlin, 04 janar 2014 – Ndërkohë që Lituania është futur në Eurozonë, me fillimin e këtij viti, kancelarja gjermane, Angela Merkel, është e gatshme të lejojë Greqinë që të dalë nga kjo zonë, nëse e majta radikale në këtë vend do të vinte në rrezik politikën shtrënguese buxhetore, shkruan prestigjiozja gjermane “Der Spiegel“, sipas së cilës qeveria gjermane e vlerëson të pashmangshme daljen e Greqisë nga eurozona, nëse qeverinë e këtij vendi do ta drejtojë pas zgjedhjeve, Alexis Tsipras. “Qeveria gjermane e vlerëson, pothuajse të pashmangshme daljen e Greqisë nga Eurozona, nëse kreu i opozitës, Alexis Tsipras, nga e majta radikale – Syriza, do ta drejtonte qeverinë, duke e braktisur linjën shtrënguese buxhetore”, shkruan “Der Spiegel”, duke u thirrur në burime brenda zyrave të kancelares Merkel dhe ministrit të Financave, Wolfgang Schauble, për të cilët thuhet se kanë ndryshur mendim dhe tashmë janë të gatshëm të japin lejen për daljen e Greqisë nga eurozona. “Angela Merkel dhe ministri i Financave, Wolfgang Schauble, kanë ndryshuar mendim dhe tashmë e vlerësojnë si të pranueshme mundësinë për daljen e Greqisë nga zona e përbashkët monetare, për shkak të progresit të përmbushur nga zona euro, që prej samitit të krizës, në vitin 2012”, shkruan mes tjerash kjo e përjavshme gjermane.
Merkel, gati të miratojë daljen e Greqisë nga Eurozona!
POSTIMI PARAPRAKDiplomacia shqiptare në kolaps!
POSTIMI I RADHËSNjë i vrarë dhe dy të plagosur në Suharekë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.