Angela Merkel fiton sërish në Gjermani por…

Angela Merkel fiton sërish në Gjermani por…

Berlin, 24 shtator 2017 – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duket se është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të qeverisë gjermane. Në një fjalim të saj para përkrahësve, Merkel ka thënë se ka shpresuar për një rezultat më të mirë dhe për sfida të mëdha që e presin, pasi në këto zgjedhje ka befasuar me rezultat partia e ekstremit të djathtë, e cila duket se ka fituar 13.5 për qind të votave. “Nëse konfirmohen këto rezultate, zonjës Merkel i duhet të gjejë partnerë të rinj koalicioni, proces ky që mund të marrë disa muaj kohë”, raporton – BBC.

Leave a Reply