Dragash, 04 maj 2022 – K.R.U. “Hidroregjioni Jugor“ SH.A në Prizren, sapo ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë dhe ta riparojë defektin, i cili e kishte lënë Dragashin pa ujë. “Sapo e identifikuam defektin, me urgjencë vepruam dhe e mënjanuam defektin”, thuhet në njoftimin e Hidroregjionit Jugor, duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptim.