Dragash, 01 tetor 2020 – Në mbledhjen e dhjetë të Kuvendit të Komunës së Dragashit, në kuadër të Propozim-Vendimit për miratimin e buxhetit të Komunës së Dragashit për vitin 2021 dhe vlerësimet për periudhën, 2022 – 2023, anëtarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Elira Sulejmani, propozoi një ndryshim të planit për ndarjen e mjeteve për fshatin Brrut, ku për vitin 2021 janë ndarë 40 mijë euro për këtë lokalitet, mjete këto të cilat do të përdorën për kubëzimin e rrugës nga dalja e fshatit deri tek lapidari. “Kërkoj që mjetet në fjalë të ndahen, ku 25.000€ të mbeten për kubëzimin e asaj rruge ndërsa 15.000€ të ndahen për ndërtimin e ‘Urës së Zinovës’, e cila urë është në gjendje të mjerueshme”, ka propozuar kuvendarja Sulejmani, duke insistuar që kjo urë të riparohet.
Propozimi i saj është mbështetur nga kryetari i Komunës, kryesuesi i Kuvendit, si dhe shumica e anëtarëve të kuvendit, gjë që iu hap rrugë intervenimit në riparimin e kësaj ure.
Me kërkesën e kuvendares, Elira Sulejmani, do të riparohet “Ura e Zinovës”
POSTIMI PARAPRAKKPM dhe IMK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
POSTIMI I RADHËSSapo filloi mbledhja e KK Dragash, u shty për të mërkurën!