Dragashi i përkujtoi dëshmorët e kombit (Video)

2015 dita deshmoreveDragash, 05 maj 2015 – Në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Dragash, sot u përkujtuan dëshmorët e kombit, fillimisht me një akademi përkujtimore dhe më pas iu bënë vizita varrezave të dëshmorëve.
Fjalime në këtë akademi mbajtën kryetari i OVL të UÇK-së – Galip Skeraj, kryetari i Komunës së Dragashit – Salim Jenuzi, përfaqësuesi nga komunitetet pakicë në Administratën e Komunës – Kamber Kamberi, si dhe përfaqësuesi i familjarëve të dëshmorëve – Sylejman Sylejmani.
Në këtë akademi, nxënësit e Shkollës Fillore “Fetah Sylejmani” në Dragash shfaqen program kulturo-artistik, me motive nga veprat dhe patriotizmi i dëshmorëve të kombit.

• Shiko pamjet – VIDEO

Leave a Reply