Dragash, 30 korrik 2024 – Komuna e Dragashit ka njoftuar sot për hapjen e vendkalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut, në Strezimir. “Njoftohen banorët e komunës së Dragashit se është aprovuar kërkesa e kryetarit të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, për hapjen e vendkalimit kufitar, Strazimir – Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftim, duke dhen sqarime shtesë se, kalimi në këtë pikë kufitare lejohet nga data 26.07.2024 deri më datën 25.09.2024, nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 në mbrëmje.