Vlorë, 01 gusht 2015 – Një fëmijë ka humbur sot jetën në Vlorë, teksa bënte plazh buzë detit, në lagjen “1 Maji”. Autoritetet lokale njoftojnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në vendin që banorët lokalë e njohin si “Plazhi i Vjetër”.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, i mituri kishte gëlltitur shumë ujë deti dhe kishte humbur ndjenjat. Policia që ka shkuar në vendin e ngjarjes, e ka shoqëruar ambulancën për në spitalin rajonal të Vlorës, por mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë, pasi djaloshi ka ndërruar jetë rreth 30 minuta më vonë, raporton – Top Channel.
Mbytet një fëmijë në Plazhin e Vjetër!
POSTIMI PARAPRAKMinistria e Diasporës nderon dy opojanë!
POSTIMI I RADHËSSerbët dëshpërohen me Rusinë – Shkak pasaporta jonë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.