Prishtinë, 18 shtator 2014 – Ka përfunduar pa sukses mbledhja e shumëpritur e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritej të zgjidhej kryekuvendari. Kandidati i vetëm që u propozua nga PDK-ja, Arsim Bajrami, nuk i mori votat e mjaftueshme për tu zgjedhur kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Për Bajramin votuan 44 deputetë, 61 ishin kundër ndërsa 11 deputetë kanë abstenuar.
Kryesuesja e seancës konstitutive të Kuvendit, Flrora Brovina, për shkak të moszgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, e ka shpallur të mbyllur këtë seancë, duke i njoftuar deputetët se, për rrjedhën e mëtutjeshme të legjislativit, do të njoftohen me shkrim.
Mbyllet seanca e Kuvendit – Arsim Bajrami mori 44 vota!
POSTIMI PARAPRAKI jepet lamtumira e fundit Daut Rakipit, veteranit të UÇK-së
POSTIMI I RADHËSKështu e shpreh dhimbjen për Daut Rakipin, poeti Bedri Halimi!