Dragash, 19 tetor 2020 – Pas dyshimeve se disa mësimdhënës të SHML “Ruzhdi Berisha” në Dragash mund të jenë infektuar me Covid-19, të hënën nuk është vijuar mësimi në këtë vatër arsimore. Ndërkohë që janë testuar 50 mësimdhënës dhe nxënës, rezultati i të cilave teste ka mbërritur sot, duke rezultuar se 4 mësimdhënës dhe 1 nxënëse janë të prekur nga ky virus. Pas pranimit të rezultateve, Drejtoria e Arsimit në Dragash ka marrë vendim që kjo shkollë e mesme e lartë, e vetme në Dragash, të mbetet e mbyllur për dy javë, saktësisht, deri më 2 nëntor 2020. “Për arsye të infektimit të 4 mësimdhënësve dhe 1 nxënëse të kësaj shkolle me Covid-19, procesi mësimor zhvillohet sipas skenarit C, sipas pikës I të këtij vendimi”, thuhet në një njoftim të postuar në faqen e Komunës së Dragashit në Facebook.
Mbyllet gjimnazi në Dragash – Katër mësimdhënës pozitiv me Covid-19
POSTIMI I RADHËSNë Dragash shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave (Video)