C-19: Ditëve të fundit në Dragash janë shtuar edhe 6 raste!

C-19: Ditëve të fundit në Dragash janë shtuar edhe 6 raste!

Dragash, 27 gusht 2020 – Gjatë ditëve të fundit, në komunën e Dragashit janë shtuar edhe 6 raste të reja pozitive me Covid-19, saktësisht në fshatin Lybevisht – 2, Restelicë – 1, Radeshë – 1, Buzez – 1 dhe sot në fshatin Plavë është regjistruar 1 rast pozitiv. Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 12 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 45 persona janë shëruar, ndërkohë 40 rate të tjera mbesin aktive, nga 97 raste sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.