Dragash, 09 janar 2017 – Zv-ministri i Arsimit, Mevludin Krasniqi, në takimin e djeshëm që ka zhvilluar me kryetarin e Komunës së Dragashit, Salim Jenuzin, është zotuar se nxënësit e fshatrave Brezne, Buçe dhe Plavë, do të kenë së shpejti godinë të re shkollore në Llopushnik. Këtë zotim, Krasniqi e ka konfirmuar për radion tonë, duke shtuar se këtë vit do të përkushtohet për ngritjen e cilësisë në arsim, përmes krijimit të kushteve më të mira në shkollat tona.
“Do të fillojmë me ndërtimin e shkollës së re për nxënësit e fshatrave Brezne, Buçe dhe Plavë, të cilët i vijojnë mësimet në SHFMU ‘Shaban Shabani’ në Llopushnik, për të vazhduar investimet edhe në shkollat tjera të kësaj treve, përkatësisht në fshatrat Kosavë, Buçe, Pllajnik, Plavë dhe Zaplluxhe”, tha Krasniqi, duke garantuar se, sipas nevojave për një shkollë të re dhe moderne, këtë vit fillon ndërtimi i objektit të ri shkollor në Llopushnik. “Kemi biseduar edhe për shkollat tjera, por sivjet MASHT-i siguron mjete për Llopushnikun, si dhe për pajisjet sportive për sallën e edukatës fizike në Dragash, janë siguruar afro 50 mijë euro”, tha Krasniqi.
Llopushniku sivjet bëhet me shkollë të re!
POSTIMI I RADHËSKDI: Ja kush ju përfaqësoi më së miri në Kuvendin e Dragashit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.