Dragash, 13 dhjetor 2014 – Dega e LDK-së në Dragash, sot është zotur për më shumë azhuritet, si opozitë më e fuqishme në Dragash, duke paralajmëruar se do t’ia prishë komoditetin partisë në pushtet. Në mbledhjen e rregullt të kryesisë së degës, mes tjerash u debatua për rrjedhat politike në vend, veçmas për gjendjen aktuale në komunën e Dragashit.
Kryetari i degës, Fatmir Mehmeti, i tha radios sonë se LDK do t’i shtoj në të ardhmen përpjekjet për t`i funksionalizuar Grupet e ekspertëve që ato grupe të bashkëpunojnë intensivisht me këshilltarët në Kuvendin e Komunës së Dragashit, me synim evidentimin e parregullsive të pushtetit lokal. “Ne synojmë evidentimin dhe demaskimin e parregullsive të shumta që po ndodhin në qeverisjen lokale. Pasi ta arrijmë këtë, ne do t’i japim qëndrimet tona se si të ndërpriten këto parregullsi. Ne jemi të vetëdijshëm që ka shumë shkelje, të cilat vazhdimisht po ushtrohen, sidomos karshi elektoratit të LDK-së dhe partive tjera që nuk janë në pushtet. LDK do të jetë vazhdimisht në nivelin e mbrojtjes së ligjshmërisë, pasi në rrethanat aktuale të nivelit lokal, nuk po zbatohet”, tha për Radio SHARRI-n Mehmeti, duke shtuar se, në mbledhjen e sotme të kryesisë së degës së LDK-së, iu dha mbështetje unanime kryeministrit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, Qeverisë, si dhe është përgëzuar deputeti në Kuvendin e Kosovës, Hatim Baxhaku, i cili ka votuar për zgjedhjen e kryeministrit Mustafa.
LDK zotohet për më shumë azhuritet në Dragash – Përgëzohet kryeministri Mustafa
POSTIMI PARAPRAKKeku me kokos – Përgatitje e lehtë dhe me kosto të lirë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.