Melburn, 20 prill 2014 – Kylie Minogue është shprehur se është një femër romantike, por për momentin është shumë e zënë dhe nuk ka aspak kohë për dashuri. Këngëtarja 45-vjeçare është ndarë nga modeli spanjoll, Andres Velencoso, pas një lidhjeje që zgjati rreth 5 vjet, por ka pranuar se nuk i ka shkëputur tërësisht lidhjet me të. “Tani jam beqare. Më ka kaluar trishtimi dhe nuk qaj më. Ishte një ndarje e butë mes nesh dhe, ende mbajmë kontakte”, ka thënë Minogue për “Sunday Style”. Ajo aktualisht është e zënë me “The Voice of Australia” dhe njëkohësisht po përgatitet për një turne botëror me koncerte, i cili do të nisë në muajin shtator. “Nuk besoj se do të takoj ndonjë person të veçantë për momentin, pasi jam shumë e zënë. Puna më ndihmon që të heq mendjen dhe të mos ndihem e trishtuar”, ka thënë Minogue.
Kylie Minogue, nuk ka kohë për dashuri!
POSTIMI PARAPRAKDëshmia, se në Dragash kishte rënë shumë borë!
POSTIMI I RADHËSMustafa premton rrugën, Prizren – Dragash – Tetovë
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.