Ky është Bekim Balaj, heroi i fitores ndaj Portugalisë!


bekim balaj kombetarjaTiranë, 08 shtator 2014 – Me një frymëmarrje të përmbajtur, pasi doli nga fusha, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, lojtari 23-vjeçar nga Shkodra, Bekim Balaj, me vështirësi e kontrollonte gëzimin e tij. “Ky është një moment gëzimi për të gjithë shqiptarët. Ky është një moment i veçantë edhe për mua në këtë ndeshje të parë me kombëtaren”, ka thënë Balaj, autori i golit të mrekullueshëm që shënoi Shqipëria kundër Portugalisë, në ndeshjen e mbrëmshme për kualifikim në botërorin 2016.
Megjithëse mbrëmë u bë sulmuesi i parë i kuqezinjve, Balaj nuk është aq i papërvojë. Ai e ka filluar karrierën si profesionist, në vitin 2007, në “Vllazninë” e Shkodrës, ku ka qëndruar deri në vitin 2010. Në korrik të vitit 2011, Balaj u ble për 300 mijë euro nga turqit e “Gençlerbirliğ-ut”, ekip ky i super-ligës turke, ku arriti të luajë vetëm një ndeshje.
Në nëntor të vitit 2011, Balaj u rikthye në Shqipëri, ku erdhi të luaj për Tiranën. Pastaj, në vitin 2012, ai u transferua tek “Sparta” e Pragës, ndërkaq aktualisht është sulmues i ekipit “Sllavia” në kryeqytetin çek.
Ndëshja e mbrëmshme me kombëtaren ishte e para për të në formacionin e De Biasit, por që debutimin me kombëtaren, Balaj e ka bërë në ndeshjen miqësore kundër Kamerunit, më 14 nëntor 2014. Me këtë ndeshje, i ndihmuar edhe nga sulmuesi i krahut të djathtë, Roshin, ai ka vënë kandidaturën serioze për të zënë vendin e sulmuesit kryesor të kuqezinjve, pozitë kjo që e kanë mbajtur, Edgar Çani dhe Hamdi Salihi.