Prishtinë, 02 mars 2015 – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim artisten e mirënjohur në Kosovë, Leze Qena, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së saj. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu konsideratat më të larta për punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që artistja Leze Qena ka dhënë dhe po vazhdon të japë për artin dhe kulturën në Kosovë.
Kryeministri çmoi rëndësinë që kanë për Kosovën vlerat kulmore artistike dhe kulturore, të kultivuara nga Leze Qena dhe një plejadë e tërë artistësh kosovarë, me dekada të tëra.
Poashtu, Mustafa theksoi angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin dhe avancimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të përkrahjes së gjithanshme për artistët dhe njerëzit e kulturës në Kosovë.
Kryeministri Mustafa takoi artisten Leze Qena!
POSTIMI PARAPRAKUshqim për kafshë “Buzha’l” – By Devolli Corporation!
POSTIMI I RADHËSNjë Selfi interesante nga Albulena Ukaj!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.