Ermonela Jaho vlerësohet lart nga Marie Claire

soprano ermonela jahoLondër, 11 dhjetor 2013 – Artistja e talentuar shqiptare, Ermonela Jaho, është përzgjedhur mes artistëve që interpretojnë në skenën e teatrit, si fytyra më e freskët dhe me plot dritë.
Prestigjozja “Marie Claire” e ka renditur Ermonelën në vend të parë, si imazh i një gruaje të bukur e cila, duke u përshtatur me tiparet e saj, zgjedh një grim që i shkon shumë dhe e bën të duket më e freskët.
Ermonela Jaho, e cila aktualisht po interpreton rolin kryesor ne veprën “Manon”, në “Operën Mbretërore”, ka treguar për Marie Claire, versionin britanik të saj, se si artistë të shumtë, duke punuar me shumë make-up, ia marrin vetes disa sekrete të zanatit. “Në gjithë këto vite, unë kam marrë disa sekrete të vockla. Sytë janë mënyra më efektive e komunikimit për një artist, prandaj duhet dhënë rëndësia e duhur”, është shprehur Ermonela Jaho.

Leave a Reply