Krerët e Dragashit sensibilizohen në Ditën Botërore të Mjedisit!

Krerët e Dragashit sensibilizohen në Ditën Botërore të Mjedisit!

Dragash, 05 qershor 2024 – Në Ditën Botërore të Mjedisit, Komuna e Dragashit, e mbështetur edhe nga ushtarët turq të KFOR-it, të cilët janë të stacionuar nëDragash, organizuan një aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e SHFMU “Fetah Sylejmani”, duke pastruar hapësirat publike në Dragash.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini dhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport, Liridona Misinaj, të cilët, përveç se bashkëbiseduan me nxënësit dhe banorët, folën edhe për rëndësinë që ka ruajtja e ambientit, ndikimin që ka mjedisi në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve, si dhe për faktin që pasqyra kulturore e një populli duket përmes ambientit që e rrethon.
Nxënësit përmes këtij aktiviteti mësuan se, ambienti nuk mbrohet vetëm duke e pastruar por ai mbrohet duke mos e ndotur.


 
Radio Sharri