Dragash, 01 prill 2020 – Një postim i kamufluar, sikur e ka bërë Komuna e Dragashit në Facebook, është demantuar sot, pikërisht përmes një postimi në këtë faqe të Komunës.
Fjala është për një njoftim, sikur në Bellobrad është shënuar një rast me Covid – 19 dhe për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, përmes faqes së Komunës në Facebook. Por, ky njoftim është demantuar sot, duke e shpallur këtë faqe si të rrejshme. “Shkrimi në faqen ‘Komuna e Dragashit’ është keqdashës dhe nuk paraqet informacion të saktë se në Bellobrad, në komunën e Dragashit, ka të infektuar sipas IKSHPK. Ky tekst është jo profesional, tendencioz dhe i pa bazuar me burime dhe informacione”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës së Dragashit, duke e përgënjeshtruar se në komunën e Dragashit, konkretisht në Bellobrad, paska të prekur me COVID-19. “Komuna e Dragashit fton, jo vetëm faqen e rrejshme ‘Komuna e Dragashit’, por secilin medium të marrin informacionet zyrtare dhe të sakta, para se t’i plasojnë në opinionin publik. Komuna ndjen për obligim të informojë të gjithë qytetarët dhe mjetet e informimit se të dhënat në shkrimin e faqes së rrejshme nuk paraqesin të vërtetën, sepse kryetari i komunës z. Shaban Shabani nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë. Autori i tekstit ka qenë tendencioz, ndaj edhe ka dhënë informacione të tilla të rrejshme në një kohë kur njerëzimi po përballet me këtë sfidë. Sa për njoftim korrekt të, komuna e Dragashit nuk ka për momentin të prekur nga Covid-19. Ne i garantojmë të gjithë qytetarët se raportimi i këtyre ngjarjeve do të jetë transparent dhe gjithmonë i verifikuar nga stafi shëndetësor lokal dhe IKSHPK”, thuhet në fund të këtij demanti.
Koronavirusi në Bellobrad – Gënjeshtër!
POSTIMI PARAPRAKPaniku i tepërt është i dëmshëm!
POSTIMI I RADHËSMësimi online, metodë alternative efikase