Konsumoni shalqi – Ndjeni vetitë çudibërëse të tij!


shalqiri vetite sheruese• Vetitë shëruese të shalqirit janë të shumta. Po të ndalemi tek studimet që janë bërë për vetitë sheruese të shalqirit, do të shohim se, vetëm një fetë e tij, është në gjendje të reduktojë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.
Këto analiza kanë dëshmuar se shalqiri përmban vitamina A, C, potas, hekur dhe magnez. Prania e vitaminës C dhe potasit luan rol kyç në pastrimin e organizmit, hidratimin, si dhe mban nën kontroll tensionin dhe shman fryrjen e këmbëve.
Edhe pleqtë tanë na kanë treguar se ky frut ka veti çudibërëse, por shkencëtarët vërtetojnë se shalqiri përmban elemente që i luftojnë radikalet e lira, mes tyre lipoceni, i cili është një element i rëndësishëm, pasi redukton mundësinë për tu prekur nga disa lloje të kancerit.
Po të konsumohet në mënyrë të rregullt, shalqiri mbron arteriet, mban nën kontroll hipertensionin dhe shmang sëmundjet kardiake. Në sajë të pranisë së madhe të kripërave minerale, shalqiu shmang ndjesinë e lodhjes.