Konfiskohet shumë e madhe parashë – Dyshohet se janë të falsifikuara!

Konfiskohet shumë e madhe parashë – Dyshohet se janë të falsifikuara!

Prishtinë, 10 dhjetor 2024 – Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, të hënën ka realizuar planin taktik, pasi janë pranuar informacione se në rajonin e Gjilanit disa persona të dyshuar janë duke tentuar të vënë në qarkullim shuma të mëdha të parave të falsifikuara. “Lidhur me rastin, gjatë veprimeve hetimore, në mënyrë të kontrolluar është ndaluar automjeti me targa vendore, të cilin ishte duke e drejtuar një mashkull, shtetas i Kosovës, ku gjatë kontrollit të realizuar në veturë janë gjetur dhe konfiskuar 105 mijë euro, për të cilat ekziston dyshimi se janë para të falsifikuara. Në lidhje me rastin është kryer kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, ku është gjetur makina për numërimin e parave. Në këtë rast, në total janë sekuestruar 105 mijë euro, një makinë për numërimin e parave dhe tre telefona celular”, ka bërë të ditur policia, duke shtuar se i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, nën dyshimin për kryerje të veprave “Falsifikimi i parasë” dhe “Pastrim i parasë”.