Dragash, 19 qershor 2019 – Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren, Faton Alia, i shoqëruar nga nënkoloneli, Lulzim Shala, si dhe komandanti i Stacionit të Policisë në Dragash, Shaqir Uka, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është takuar me kryetarin, Shaban Shabani, me të cilin kanë diskutuar për çështjet e sigurisë, si dhe rreth bashkëpunimit ndërinstitucional në ketë zonë.
Gjatë takimit u vlerësua se gjendja e sigurisë në këtë komunë mbetet e qetë dhe stabile, me theks të veçantë u vlerësua pozitivisht zhvillimi i aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet komuniteteve që jetojnë në komunën e Dragashit.
Kryetari i Komunës e informoi të parin e Policisë rajonale rreth aktiviteteve të Komunës dhe masat që janë ndërmarrë për pritjen e mërgimtarëve gjatë sezonit veror, ku pritet fluks i shtuar i qytetarëve. Pas takimit u tha se takimet e tilla kanë karakter bashkëpunues ndërmjet institucioneve, për t’iu ofruar qytetarëve shërbime efikase në gjithë rajonin e Prizrenit.
Komandanti i Policisë Rajonale viziton Dragashin!
POSTIMI PARAPRAKKryeministri pret në takim Adem Hoxhën dhe Hamza Balen
POSTIMI I RADHËSDështon sërish gjykimi ndaj deputetit Adem Hoxha!