KF “Opoja” përfundon sezonin vjeshtor – Siguron mesin e tabelës


klubi futbolli opojaDragash, 10 nëntor 2014 – Klubi i vetëm futbollistik nga komuna e Dragashit “Opoja”, e ka përmbyllur sezonin vjeshtor, në grupin A të Ligës së Dytë të Kosovës, duke siguruar vendin e 6-të të tabelës. Lajmin e ka publikuar vetë kryesia e klubit, duke i falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur Opojën, me theks të veçantë është falënderuar kryetari i komunës, Salim Jenuzi. “Opoja pozicionohet në mes të tabelës, larg vendeve të fundit. Në bazë të paraqitjeve të skuadrës, me pak ndihmë organizative dhe financiare, ne mund t’i kapim edhe ekipet që janë të renditura më lart”, thuhet mes tjerash në deklaratën e drejtuesve të klubit, të cilën e kanë postuar në Facebook.
Më herët, kryesia e klubit e ka falënderuar veçmas kryetarin e Komunës, duke kërkuar nga ai që edhe në sezonin e ri të ofrojë mbështetje maksimale.


 

KËRKO FJALËT
  1. Super

  2. Bravoooo

  3. Suksese ne sezonin tjeter djema

Leave a Reply