Uashington, 11 shkurt 2020 – Zëdhënësi i Riçard Grenellit, të dërguarit të posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, Dik Kastin, tha sot se ambasadori Grenell kurrë nuk ka thënë se Shtetet e Bashkuara do t’i anulojnë projektet dhe investimet, derisa qeveria e Kosovës nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit me Serbinë.
Kjo deklaratë vjen, pasi shumë media, përfshirë edhe RTK-në, lansuan këtë informatë, e që u citua edhe nga RTS-i serb.
Se nuk qëndron kjo deklaratë, ndiqeni raportin nga – Zëri i Amerikës.