Dragash, 02 tetor 2020 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Shaban Shabani, si dhe strukturat e partisë së tij në Dragash. “Ka qenë një vizitë pa protokol, që do të thotë se e kemi pritur dhe e kemi shoqëruar në një shëtitje në bjeshkën e fshatit Zaplluxhe, pasi është interesuar që ta shoh rrugën e re që sapo e kemi asfaltuar me mjetet tona”, tha për redaksinë tonë Shabani. Gjithsesi, Veseli kishte zhvilluar takime të rëndësishme me strukturën e PDK-së, teksa ka shijuar ambientin në bjeshkën e Zaplluxhes, duke ecur përtej Gurit të Zi. Mu aty është gostitur nga simpantizantët dhe aktivistët e PDK-së.
Kadri Veseli qëndroi në Dragash – Gostitet n’bjeshkë!
POSTIMI PARAPRAKNë Dragash shënohet Dita Ndërkombëtare e Vajzave (Video)
POSTIMI I RADHËSKPM dhe IMK nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi