Jabllanoviq, nuk është më pjesë e Qeverisë së Kosovës!

isa mustafa konferencaPrishtinë, 03 shkurt 2015 – Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar sot se ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandar Jabllanoviq, nuk është më pjesë e kabinetit të tij qeveritar. “Jabllanoviq, nga sot nuk është më pjesë e Qeverisë së Kosovës” ka thënë Mustafa në konferencën e sotme për media, duke mos dhënë detaje, nëse Jabllanoviq ka dhënë dorëheqje apo ai e ka shkarkuar. Sido që të jetë, kryeministri ka thirrur konferencë shtypi për gazetarë, ku ka folur për, siç tha, çështjet aktuale në vend, përfshirë edhe çështjen e Trepçës.

Leave a Reply