Prishtinë, 13 maj 2015 – Eshtrat e heroit tonë kombëtar, Isa Boletinit, do të rivarrosen në Vlorë dhe jo në vendlindjen e tij, në Boletin të Mitrovicës, ashtu siç ishte paralajmëruar tash e sa kohë. Këtë e bëri të ditur Këshilli Organizativ i ceremonisë së rivarrimit, duke potencuar se, Isa Boletini do të rivarroset në Vlorë, më 10 qershor. “Me propozimin e të dyja qeverive, të Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe pajtimin e familjarëve të heroit kombëtar, Isa Boletinit, familjareve të bashkëluftëtarëve të tij prezent në takim, u vendosë që eshtrat e heroit kombëtar, Isa Boletinit dhe të bashkëluftëtarëve të tij të asaj kohe, do të rivarrosen në Vlorë, me 10 qershor 2015”, thuhet në njoftim.
Heroi nga Kosova, së bashku me dy djemtë dhe dy nipat e tij, si dhe tre bashkëluftëtarë, u vranë nga forcat serbe në vitin 1916 në Podgoricë. Ata u prehën në një varr të zakonshëm në Podgoricë për 64 vjet, ku nga shqiptarët e atjeshëm u ruajt vendi i eshtrave, pasi mbi varre ndërtohej një parking. Në vitin 1977, disa shqiptarë nga Kosova, i nxorën eshtrat fshehurazi, për t’i kthyer në Kosovë, ku u ruajtën në thasë najloni. Varrimi i tyre ishte paralajmëruar të bëhej me një ceremoni madhështore, në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por, për shkaqe që dyshohet të jenë politike, ceremonia është shtyrë disa herë. Së fundmi, Ministria e FSK-së kishte njoftuar se rivarrimi do të bëhej më 30 qershor të këtij viti, në vendlindjen e tij, në fshatin Boletin, i cili ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, ku aktualisht institucionet tona nuk e kanë shtrirë plotësisht sovranitetin.
Isa Boletini rivarroset në Vlorë – Jo në Boletin!
POSTIMI PARAPRAKAl Jazeera transmeton muzikën tradicionale të Kosovës!
POSTIMI I RADHËSArrestohet një grabitës, pas dy muajsh kërkimi
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.