Prizren, 16 shkurt 2015 – Sot në doganën Vërmicë – Morin, u hap Zyra e përbashkët doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës, e cila i jep fund kapitullit të vonesave, pengesave dhe procedurave e kostove të dyfishta. Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se nga sot nuk duhen më 48 orë, por mjaftojnë vetëm 5 minuta për të kaluar mallin nga njëra anë në tjetrën, duke i bërë kufijtë si pika bashkimi dhe jo vija ndarëse.
Në këtë ceremoni morën pjesë dy kryeministrat, ai i Shqipërisë – Edi Rama dhe i Kosovës – Isa Mustafa. Gjithashtu, në aplikimin për herë të parë të këtij transiti, kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Financave të Shqipërisë, Shkëlqim Cani, ai i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, drejtorja e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna. Ky i fundit tha se kjo është një procedurë e cila i ndihmon bizneset tona, por i ndihmon edhe dy administratat dhe lehtëson qarkullimin e mallrave. Ndërsa drejtorja e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u shpreh se ky projekt ishte vullnet i Qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, për t’i ofruar tregjet e dy vendeve, përmes përafrimit të procedurave të përbashkëta doganore. “Transiti i Përbashkët do të thotë më pak kosto për biznesin, më pak kohë e shpenzuar në doganë, si dhe aplikimi i procedurave të përbashkëta”, u shprehën dy përgjegjësit e doganave tona, Spiropali dhe Rafuna.
Inagurohet Transitit i përbashkët, Kosovë – Shqipëri
POSTIMI PARAPRAKPërkundër motit të ftohtë, Dragashi festoi bujshëm!
POSTIMI I RADHËSHoxhanesha Ikballe e kundërshton emigrimin (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.