Dragash, 28 gusht 2020 – Rreth orës 14:30, sot ka humbur jetën tragjikisht një djalë i ri, rreth 18-vjeç, nga fshati Brrut, komuna e Dragashit. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Liqenin e Zi, i cili ndodhet fare pranë kufirit me Kosovën, në bjeshkët e fshatit Bogovinë, në Maqedoninë e Veriut.
Lajmi është konfirmuar edhe nga policia, të cilët kanë thënë për media se, me rastin në fjalë janë duke u marrë organet kompetente të Maqedonisë së Veriut, ndërsa autoritetet tona janë në kontakt me autoritetet e këtij shteti fqinj.
Sipas informatave që redaksia jonë ka arritur t’i sigurojë nga disa banorë të fshatit Brrut, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur, kur disa të rinj kishin shkuar për piknik në këtë liqe, ishin futur për t’u freskuar dhe njëri nga ta kishte mbetur aty ku edhe ngulfatet.
Humb jetën tragjikisht një i ri nga fshati Brrut!
POSTIMI PARAPRAKMe pikëllim të thellë u varros i riu nga Brruti i Opojës!
POSTIMI I RADHËSC-19: Ditëve të fundit në Dragash janë shtuar edhe 6 raste!