Prizren, 27 prill 2021 – Duke qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të ujit sidomos në këtë periudhë pandemie, kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a., është duke punuar më të gjitha masat e shtuara operative që t’ju furnizojë 24/7 me ujë dhe shërbime cilësore.
Kështu thuhet në njoftimin e fundit nga kjo kompani, duke i ftuar konsumatorët që t’i bëjnë pagesat e faturave për këtë shërbim, duke e ruajtur kështu stabilitetin financiar të kompanisë. “Duke qenë se operojmë si kompani vetëfinancuese dhe pagesat e juaja kontribuojnë drejtpërdrejt në shërbimet të cilat i ofrojmë, si dhe efikasitetin e prodhimit, pagesat e faturave me rregull janë obligim për ju.
Gjatë muajit prill dhe maj 2021, konsumatorëve të cilët nuk kanë kontraktuar borxhet e tyre, ne do të ju ofrojmë mundësinë e kontraktimit të borxheve me një pagesë fillestare prej 10%. Ndërkaq, ata konsumatorë borxhlinj, të cilët nuk i përfillin mundësitë të cilët ju ofron kompania, do të dërgohen në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privat apo edhe do t’ju ndërpriten shërbimet e ujit (kjo vlen për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite, e që nuk iu kanë përgjigjur vërejtjeve të lëshuara nga Inspektorati i Njësisë). E gjithë kjo bëhet pa dëshirën tonë, me qëllim ofrimin e shërbimeve të ujësjellësit. Për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. Në mënyrë që t’ju ofrohet ky shërbim cilësor, kërkohet nga ju që të përmbushni obligimin tuaj, duke i paguar me rregull faturat mujore për shpenzimin e ujit. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se deri tani janë përgatitur me dhjetëra lëndë nga Departamenti me Konsumatorë dhe janë të gatshme për dërgim tek përmbaruesi. Për çdo informacion shtesë mund të drejtoheni në zyrat tona për Shërbime me Konsumatorë, duke i respektuar masat mbrojtëse ndaj virusit aktual.
“Hidroregjioni Jugor” – Vërejtja e fundit para dërgimit tek përmbaruesit!
POSTIMI PARAPRAKNë fshatin Blaç të Dragashit fëmija mbytet në lum!
POSTIMI I RADHËSPërfundon suksesshëm aksioni “Shporta e Ramazanit”