Dragash, 13 tetor 2015 – Pas protestave të mbrëmshme në Prishtinë, sot në Dragash erdhi kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili u takua me kryesinë e degës së partisë së tij, si dhe me anëtarësinë e gjerë të saj.
Në një prononcim për Radio Sharrin, Haradinaj tha se është shumë i interesuar që të japë mbështetje për zhvillimin e kësaj zone malore, përmes zhvillimit të ekonomisë apo edhe ndërtimin e ndonjë spitali specifik, duke shfrytëzuar lartësinë mbidetare që ka kjo komunë. Haradinaj nuk e kritikoi qeverinë lokale këtu, për të cilën tha se e kupton që e ka të vështirë përmbushjen e kërkesave të shumta që kanë qytetarët. “Është shumë e vështirë t’iu dalësh në ballë kërkesave të shumta që kanë këta qytetarë”, tha Haradinaj, partia e të cilit është në bashkëqeverisje me PDK-në në këtë komunë.
• Shiko pamjet – VIDEO