Prizren, 27 korrik 2015 – Pas publikimit të disa fakteve, për të cilat u tha se rrjeti i supermarketeve ETC po i mashtron qytetarët e Prizrenit, sot në redaksinë tonë kanë ardhur të tjera dëshmi për mashtrime të këtij lloji.
Kësaj radhe bëhet fjalë për supermarketin “Viva Fresh Store” në Prizren, në të cilin është evidentuar se çmimet promovuese janë vetëm joshje për konsumatorët dhe jo se vërtetë bëhet fjalë për ulje çmimesh.
Në fotografitë që janë sjellë në redaksinë tonë, shihet se si produkti promovohet me çmim më të lirë se ai ekzistues, ndërsa në faturë figuron çmimi i plotë, pa kurrfarë zbritje. “Pasi kisha lexuar më herët se në këto markete po mashtrohen konsumatorët, unë e fotografova çmimin promovues të një salceje domatesh dhe, në arkë e ofrova të parën për pagesë, sa për ta verifikuar nëse vërtetë po ndodhë kjo dukuri e lansuar në media. Për çudi, çmimi doli pa ofertë, për ç’gjë reagova menjëherë, duke ua treguar fotografinë që i kisha bërë çmimit promovues. Një punëtore erdhi me mua për ta verifikuar nëse vërtetë është ashtu siç iu thash. Pasi u vërtetua se unë kisha të drejtë, ajo e largoi atë çmim promovues, ndërkohë që një tjetër arkëtare filloi të më akuzojë se i paskam shkelur rregullat, kur e paskam fotografuar çmimin. Kjo më shkaktoi edhe më shumë indinjatë dhe kërkova shefin. Por, më thanë se ai nuk ndodhet aty. Mua nuk më mbeti gjë tjetër, pos t’iu drejtohem mediave”, tha për Radio Sharrin, një konsumator që sot ishte përballur me këtë dukuri, të cilën e quan mashtrim.
Hapni sytë – Edhe në “Viva Fresh” çmimet ju mashtrojnë!
POSTIMI PARAPRAKShërohet Fazli Gashi – Prindërit falënderojnë ata që ndihmuan!
POSTIMI I RADHËSRruga e “merimangës së leshit” – ISIS – it!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.