Prizren, 21 shtator 2020 – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj të pandehurit (S.Ç.) nga fshati Borje, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, vjedhja e rëndë. “Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, ngase i pandehuri më 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiq, komuna e Prizrenit, në një shtëpi private plaçkit pasurinë e luajtshme. Ai, derisa ishte duke kullotur bagëtinë në atë pjesë të fshatit, afrohet tek shtëpia e pabanuar, pasi familjarët ndodhen jashtë shtetit, me gurë e thyen xhamin e dritares së shtëpisë, pastaj hynë brenda dhe me forcë i hap dyert e dhomave dhe pas kontrollit, arrin të marrë një televizor, një resiver, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një guacë WC-je, një tush për banjë, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike etj. Të njëjtat ia shet një personi të panjohur, shtetas i Republikës së Shqipërisë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e kësaj gjykate.
Hajni nga Borja e Kukësit ia zhvesh shtëpinë një prizrenasi!
POSTIMI PARAPRAKArrestohet kreu i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati
POSTIMI I RADHËSFillojnë punimet në ndërtimin e “Kroit të Satos” në Bellobrad