Cyrih, 29 nëntor 2013 – Duket se anulimi i takimit ndërmjet drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe atyre të Serbisë, nuk ka qenë i rastësishëm. Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri, dhe ai i FSS-së, Tomislav Karaxhiq, është dashur të takoheshin sot në Cyrih, por në momentet e fundit është anuluar ky takim. Siç raporton gazeta e përditshme serbe “Politika”, numri një i futbollit serb ka pranuar që përfaqësueses (A) të Kosovës t’i lejohet zhvillimi i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare. Sipas kësaj gazete, Serbia ka kërkuar nga kreu i FIFA-s, Jozef Blater, që në ndeshjet miqësore Kosova të paraqitet pa simbole shtetërore.
Muajin e kaluar, në Cyrih u takuan krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe ai i FSS-së, Tomislav Karaxhiq, me ftesë të kreut të FIFA-s, Jozef Blater, ku kanë diskutuar për çështjen e futbollit ndërkombëtar të Kosovës, i cili vazhdon të mbetet i izoluar. Më 5 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pritet t’i lejoj Kosovës zhvillimin e ndeshjeve miqësore ndërkombëtare, pasi aktualisht Kosova ka të drejtë të luaj ndeshje miqësore ndërkombëtare, vetëm me grupmoshat e reja dhe me ekipin e femrave. Ndërkaq, përfaqësueses (A) i është mohuar e drejta për të luajtur miqësore.
Futboll: Dorëzohet Serbia, Kosova do të luaj miqësore!
POSTIMI PARAPRAKRonela Hajati, sensuale apo vulgare?
POSTIMI I RADHËSArmët kimike të Sirisë, do të shkatërrohen në det!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.