Dragash, 07 prill 2021 – Në Dragash filloi vaksinimi kundër virusit Covid-19, ku në mënyrë ceremoniale i pari që e mori ishte drejtori i QKMF-së, Ramadan Jashari.
Në një prononcim për redaksinë tonë, Jashari tha se për Dragash janë ndarë 50 vaksina të prodhuara nga “Astra Zeneca”, të cilat do t’i marrin një pjesë e mjekëve, personat mbi 80 vjeç, si dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kronike. “Ashtu siç edhe kemi njoftuar përmes Radio Sharrit, këto vaksina do t’i marrin personat e moshuar dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Natyrisht që një pjesë do ta marrin edhe punonjësit shëndetësorë, të cilët janë kategoria më e rrezikuar, me që ata përballën çdo ditë me të infektuarit”, tha Jashari, duke shtuar se kjo është vetëm faza e parë dhe se presin që të furnizohen me vaksina shtesë për të gjithë qytetarët.
Fillon vaksinimi në Dragash – Drejtori i QKMF-së e merr i pari
POSTIMI PARAPRAKPërfundon suksesshëm aksioni “Shporta e Ramazanit”
POSTIMI I RADHËSKryeziu: Përgjegjësia ime nuk ishte vetëm deklarative!