Kryeziu: Përgjegjësia ime nuk ishte vetëm deklarative!

Kryeziu: Përgjegjësia ime nuk ishte vetëm deklarative!

Dragash, 01 prill 2021 – Një ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kreu i degës së LDK-së në Dragash, Selim Kryeziu, pati paralajmëruar se do të jepte dorëheqje nga ky post, për shkak se e ndjen vetën me përgjegjësi pas rezultateve jo të mira të partisë në këtë komunë.
I pyetur nga redaksia jonë për arsyen e marrjes së këtij veprimi, kryeziu tha se kjo është mënyra demokratike e të bërit politikë dhe se këtë veprim e kishte paralajmëruar një ditë pas zgjedhjeve. “Duke marrë përsipër rezultatet e dobëta të 14 shkurtit, ashtu siç kam paralajmëruar edhe më herët, si kryetar i deritashëm i Degës së LDK-së në Dragash, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Degës. Këtë vendim sot me shkrim ia kam dorëzuar edhe Kryesisë së degës”, ka thënë Kryeziu, duke shtuar se ka vlerësuar që, si kryetar, ekskluzivisht mban përgjegjësi për këtë rezultat të dobët në Degë. “Meqenëse në pozitën e anëtarit të Këshillit të përgjithshëm të LDK-së, jam nga pozita e kryetarit të degës, atëherë jap dorëheqje edhe nga kjo pozitë, duke i hapur kështu rrugë kryetarit të ardhshëm që të zë këtë vend”, ka thënë mes tjerash Kryeziu, duke e falënderuar kryetarin tashmë të dorëhequr, akademikun Isa Mustafa, për bashkëpunim e respekt të ndërsjellë.