Dragash, 09 shtator 2019 – Sapo kanë filluar sot punimet në renovimin e trotuareve të rrugës kryesore në Dragash, e që do të pasojnë me rikonstruksionin e sheshit kryesor të kësaj qyteze, e cila njihet si vendbanimi ku shumë pak janë vërejtur ndryshime. Sabahat Hasani, zyrtar i lartë për Ndërtimtari pranë Drejtorisë Komunale të Urbanizmit dhe Kadastrës në Dragash, i cili e përcolli nga afër këtë fillim të punimeve, tha për redaksinë tonë se “me këtë ndërhyrje, qyteza do të ndryshojë pamjen rrënjësisht”.
Në një prononcim të mëhershëm, kryetari i Komunës, Shaban Shabani, pati njoftuar se ky projekti i hartuar dhe i mbështetur drejtpërdrejt nga MMPH-ja, do ta bëjë qytezën më funksionale për qarkullim, si dhe në aspektin estetik do ta zbukurojë dukshëm qytezën tonë. “Në dy vitet e ardhshme, Dragashi do të duket krejtësisht ndryshe”, pati thënë Shabani, duke u zotuar se nuk do të ndalet me kaq. “Varësisht nga mundësitë buxhetore, intervenimet tjera në infrastrukturën e Dragashit do të vazhdojnë”, ka premtuar Shabani.
Fillon ndryshimi i premtuar i qytezës së Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKNëntë kandidatë nga Opoja, prej tyre vetëm një grua! (Lista)
POSTIMI I RADHËSRamush Haradinaj vizitoi kompaninë “Meka” në Plavë